Eurodeputetët debat për liberalizimin e vizave për Kosovën
Eurodeputetët Dominique Bilde dhe Viola von Cramon, që është raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën, debatuan sot për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Viola von Cramon reagoi pas thirrjes së një eurodeputeteje franceze, e cila tha se shtetasit kosovarë mos t’iu liberalizohen vizat me vendet e BE-së. Bilde pohoi në rrjetet sociale se “refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre”.
Von Cramon ka pohuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe “qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë europianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”.
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë samitit të fundit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.