Eurodeputeti austriak: Lajçak i njëanshëm, vendi i tij ende nuk e njeh Kosovën
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, ka folur për situatën dhe tensionet Kosovë-Serbi. Ai ka komentuar edhe qendrimet e të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat i ka quajtur të njëanshme dhe në favor të Serbisë. Sipas eurodeputetit po i bëhen shumë kërkesa Kosovës ndërsa asnjë kërkesë nuk po i bëhet Serbisë, por kjo do të tregojë se kush është vërtetë duke u afruar me parimet e demokracisë së deputetit.
“Fatkeqësisht nuk ka garanci që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje. Kur unë konfrontova zotin Lajçak me fjalën e tij të njëanshme, ishte çasti kur ai po ndante disa kushte për palën serbe, por për fat të keq ai nuk e ngriti zërin aq shumë për palën serbe dhe për problemet e tyre”,-tha në ”Euronews Albania”.
I pyetur se përse e cilëson të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd Miroslav Lajčák si të njëanshëm, eurodeputeti tha se shteti i tij, Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
”Ai ka qenë ambasador i Sllovakisë në Serbi, ka qenë ministër i jashtëm në vitin kur u shpall pavarësia e Kosovës. Sllovakia është një vend i cili nuk e ka njohur Kosovën dhe është nuk është një parakusht i mirë për të që të jetë i paanshëm në këto negociata. Madje ai ka qenë ministër i jashtëm dhe nuk foli fjalë të mira për njohjen e Kosovës, ai ka marrëdhënie shumë të mira me Serbinë. Ne mund të shikojmë se pjesëmarrja e tij nuk ka pasur rezultat në uljen e tensioneve”,-tha Thomas Waitz.