Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Familja mbretërore jugosllave kërkon kështjellat në Mal të Zi

Rajoni E hënë, 26 Korrik 2021 07:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Familja Karadjordjeviç, pasardhës të ish-familjes mbretërore jugosllave, dëshiron që Mali i Zi t’i rikthejë pronat me vlerë miliona euro, përfshirë edhe kështjellat e konfiskuara nga komunistët pas Luftës së Dytë Botërorë.
Nga: Maja Zivanovic, Dusica Tomovic
Pasardhësit e ish-familjes mbretërore jugosllave dëshirojnë t’u rikthehen kështjellat dhe një shtëpi në Mal të Zi, por edhe pronat në Serbi, Slloveni, Bosnje dhe Maqedoni, sipas një dokumenti që BIRN ka marrë nga zyra e familjes Karadjordjeviç.Dokumenti thotë se familja Karadjordjeviç dëshiron t’i rikthehet një kështjellë në Milocer, kështjellën Leskovac në Rijeka Crnojevic dhe një shtëpi në të cilën lindi mbreti Aleksandër në ish-kryeqytetin historik malazez, Cetinje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zyra e Karadjordjeviçëve tha për BIRN se familja nuk do të komentojë në lidhje me këtë çështje pasi ajo vazhdon ende.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 46 minutash
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Prona u konfiskua pas Luftës së Dytë Botërore, kur komunistët erdhën në pushtet në ish-Jugosllavi. Shumica e tyre tani përdoren nga shteti malazez, por tokë dhe ndërtesa me vlerë disa miliona euro u privatizuan ose janë marrë për t’u përdorur nga kompani private.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 27 shkurt, u zbulua se familja mbretërore kishte kërkuar kthimin e 22,000 metra katrorë tokë pranë resortit me pesë yje Milocer në komunën e Budvës.

Qeveria lokale e Budvës, e drejtuar nga disa parti të cilat janë në opozitë në nivel kombëtar, tha se kjo kërkesë ishte shënuar në librin zyrtar të Administratës së Pronës të vendit, që do të thotë se toka edhe zyrtarisht është në pronësi të shtetit, nuk mund të shitet.

Vendimi shkaktoi reagime të ashpra dhe ndarje në koalicionin qeverisës të Budvës, i përbërë nga parti pro-serbe dhe pro-malazeze të cilat kanë pikëpamje të ndryshme përsa i takon rolit të Karadjordjeviçëve në fillim të shekullit të 20-të në Malin e Zi.

Disa i shohin Karadjordjeviçët si çlirimtarë dhe njerëzit më përgjegjës për bashkimin e serbëve dhe malazezëve në vitin 1918, por të tjerë besojnë se familja mbretërore duhet të fajësohet për humbjen e pavarësisë së Malit të Zi në shekullin e 20-të.

Por menaxheri i qytetit të Budvës, Milo Bozovi, tha për mediat lokale më 28 shkurt se prona luksoze në Milocer dhe ndërtesa të tjera të çmuara dhe toka duhet t’i kthehen “pronarëve të vërtetë”, edhe pse resorti turistik me pesë yje i ndërtuar aty është privatizuar dhe tani menaxhohet nga një kompani greko- malazeze.

“Kjo vlen jo vetëm për dinastinë serbe, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë dhe mendoj se të gjithë duhet të kompensohen”, tha Bozoviç.

Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi ka hyrë gjithashtu në debatin publik, duke i bërë thirrje shtetit që ose t’u kthejë pronën ose të kompensojë Karadjordjeviçët.

Peshkopi i saj Amfilohije tha më 27 shkurt se “ajo që është marrë është e mallkuar” dhe se prona e konfiskuar duhet t’i kthehet pronarit të saj të ligjshëm, pavarësisht se kush është ai.

Në vitin 2014, ish-familja mbretërore tha gjithashtu se do të kërkonte rikthimin e një vile luksoze në fshatin bregdetar të Milocerit, pranë qytetit turistik të Budvës, e cila ishte rezidenca verore e mbretit Aleksandër, së bashku me Plazhin e Mbretëreshës, i cili e mori këtë emër se ishte destinacioni i referuar i pushimeve të Mbretëreshës Maria të Jugosllavisë.

Vila Milocer, e cila aktualisht është një hotel luksoz në pronësi të shtetit i marrë me qira nga një kompani greko-malazeze, ishte e regjistruar si pronë e Mbretëreshës Maria deri në Luftën e Dytë Botërore.

Shtëpia në të cilën lindi mbreti Aleksandër në Cetinje, të cilën pasardhësit e Karadjordjeviçëve po e kërkojnë gjithashtu, tani është një muze etnografik.

Ata po kërkojnë gjithashtu një kështjellë në Liqenin Skadar, pranë Cetinjes, e cila shërbente si rezidencë dimërore për familjen mbretërore.

Në qytetin malazez të Rijeka Crnojevica, familja Karadjordjeviç dëshiron t’i jepen 47.586 metra katror tokë në të cilën ndodhet kalaja e Leskovac.

Një gjykatë në Beograd në prill të vitit 2014 rehabilitoi ligjërisht ish-mbretëreshën Maria, duke vendosur se asaj iu mor në mënyrë të paligjshme prona dhe shtetësia nga autoritetet komuniste në vitin 1947.

Vendimi lejoi trashëgimtarët e ish-familjes mbretërore që të kërkonin pronën e tyre të konfiskuar sipas ligjit të rikthimit të pronës të Serbisë.

Në fund të vitit 2013, një gjykatë në Beograd vendosi gjithashtu se një vilë në zonën e Dedinjes të kryeqytetit serb që po përdorej si ambasadë malazeze duhej t’i kthehej Elizabeth Karadjordjeviçit.(BIRN)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 42 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 43 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 45 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 46 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.