Fati i Vuçiç varet në referendum, serbët në votime

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të dorëzojë 100 nënshkrime të deputetëve të shumicës qeverisëse për mbajtjen e një votimi popullor lidhur me besimin ndaj presidentit.

E në fakt, referendumin duket se e ka kërkuar vetë Vuçiç. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale, presidenti serb thotë se Qendra Joqeveritare për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi në Beograd, Crta, kohët e fundit publikoi rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit, shumica e serbëve janë pro largimit nga posti.

Për opozitën kjo është një tjetër përpjekje e regjimit për të organizuar një referendum pa përmbushur kushtet zgjedhore, duke sjellë sërish votues të rremë duke tjetërsuar rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?