FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Federica Mogherini nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë: Jeni në rrugën e duhur

Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtë dhe Politikat e Sigurisë të BE-së, si dhe zëvendësanëtare e Komisionit Evropian, Federika Mogherini, u është drejtuar sot deputetëve të Maqedonisë nga foltorja e Kuvendit.

“Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë por e të gjitha institucioneve të vendit, nga presidenca deri te qeveria, organizatat e të tjera. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ditët e kaluam dëgjova shumë falënderime për raportin pozitiv po në fakt ne duhet t’ju falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës”, është shprehur mes tjerash funksionarja e lartë e BE-së, Federika Mogherini.

Mogherini ka arritur në Shkup pas publikimit të raportit të progresit. Ajo mbrëmë pas takimit me kryeministrin Zaev, u shpreh se “Maqedonia ka mjaftueshëm kohë që deri në qershore të ndërmarrë hapat e nevojshëm që do t’i sillnin datë për fillimin e negociatave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?