Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

FOTO/ DW: Çfarë fshihet pas ‘Planit Marshall’ të Gjermanisë për Ballkanin?

Rajoni E enjte, 27 Maj 2021 09:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vëmendje për autostradën Shqipëri-Kosovë-Serbi. Koordinatori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme gjermane, Christian Hellbach shpjegon për Deutsche Wellen iniciativën “Berlin Plus”.

Disa media në Ballkanin Perëndimor raportojnë për një plan të ri gjerman, “Planin Marshall” të Gjermanisë për Ballkanin. Çfarë fshihet pas tij?

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel paraqiti në Konferencën e fundit të Institutit Aspen për Ballkanin vlerësimin e tij për gjendjen në Ballkanin Perëndimor. Ai bëri të qartë: Gjermania i mbetet besnike perspektivës europiane të këtyre vendeve, edhe për vetë interesin e saj. Por nuk është sekret, që afrimi i këtyre vendeve me BE po ecën shumë ngadalë, sepse jo të gjithë aktorët kanë interes të vërtetë për reforma.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne e dimë po ashtu, se reformat nuk janë të lehta, dhe se rajoni ka nevojë për më shumë mbështetje në afrimin me BE. Kjo nënkupton mbështetje politike, por edhe ekonomike si edhe impulse për kooperimin rajonal. Këtu ka ende shumë potencial të pashfrytëzuar. Në fund të fundit bëhet fjalë që qytetarët t’i ndjejnë drejtpërdrejt avantazhet e afrimit me BE.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne duam të ndihmojmë me projekte konkrete. Por kjo nuk është një rrugë një kalimshe. Ministri Gabriel e bëri të qartë se në çështjet kryesore si shteti ligjor, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër krimit e korrupsionit nuk do të ketë zbritje.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Çfarë mund të presin këto vende nga Brukseli dhe Berlini?

Nuk ka asnjë partner në rajon, që bën më shumë për rajonin sesa BE dhe Gjermania në planin bilateral. Ne e mbështesim Ballkanin politikisht, financiarisht dhe me transferimin e dijes. Pa harruar investimet dhe tregtinë. Nga ana ekonomike, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës prej kohësh. Iniciativa “Berlin Plus” do të zgjerojë mbështetjen e deritanishme. Ne duam bashkëpunim rajonal, me qëllim që të lehtësohet anëtarësimi i mëvonshëm i rajonit: përmes intensifikimit të mbështetjes për reformat e transformimit në shtete ligjore demokratike. Në të njëjtën kohë do të forcohet edhe bashkëpunimi rajonal.

Po nga do të vijnë fondet për këtë?

Ajo që parashikojmë ne nuk është detyrë e një shteti të vetëm e nuk zgjidhet vetëm me para. Ajo është një detyrë e përbashkët, tek e cila duhet të bashkëveprojnë të gjithë. Ne europianët dhe vendet e Ballkanit. Për ne është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të marrë më shumë vëmendje nga Europa dhe që në rajon të forcohen forcat reformiste. Por ndryshimet e nevojshme shoqërore, politike, ekonomike duhet t’i kryejnë vetë këto vende. Ato duhet të kuptojnë që duhet të bëjnë reforma për të rezistuar në konkurrencën ndërkombëtare dhe për t’iu ofruar qytetarëve një perspektivë për t’u larguar nga vendi. Pra edhe nëse nuk do të kishte një perspektivë integrimi këto vende duhet të ndryshojnë. Por ndryshe nga rajone të tjera, këto vende kanë fatin që BE u zgjat dorën dhe u merr një pjesë të kostos së transformimit.

Cilat fusha do të mbështeten?

Duhet që njerëzve në rajon t’u krijohen avantazhe konkrete. Për shembull me projekte që përmirësojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por sidomos situatën ekonomike dhe krijojnë vende pune. Këtu bëjnë pjesë projekte infrastrukturore ndërrajonale -si autostrada mes Serbisë-Kosovës dhe Shqipërisë. Është çmenduri të shohësh se sa e vështirë është të udhëtosh nga Beogradi në Prishtinë dhe Tiranë, megjithëse këto vende janë vetëm një hop larg njëri-tjetrit. Nëse ne i mbështesim këto projekte, njerëzit e kuptojnë se po ndryshon diçka.

Por edhe vetë rajoni duhet të bëjë diçka për të përdorur shanset e digjitalizimit për ekonominë. Falë mundësisë së industrisë 4.0. shumë industri po e rikthejnë prodhimin sërish në Europë, kjo edhe për shkak të efektit të pasigurive politike në vende të tjera të botës.

Urgjentisht Ballkani duhet të zërë shpejt pozicionin e një rajoni atraktiv për të përfituar nga ky zhvillim. Kusht për këtë janë infrastruktura e IT-së dhe standardet e përbashkëta në rajon. Bëhet fjalë për ndërlidhjen e IT rajonale, që të mos gatuajë secili supën e vet, dhe në fund askush të mos ngopet.

Po ashtu duhet të bëjmë patjetër diçka që rinia të shohë perspektiva, sepse emigrimi masiv i rinisë, është një bombë me sahat që ne duhet ta çaktivizojmë. Investimet në arsim zënë një rol të rëndësishëm këtu.

Kush i koordinon këto?

Ministri Gabriel ka paraqitur ide, të cilat ne do t’i diskutojmë më tej me partnerët tanë. Nëse gjithçka zhvillohet, siç e dëshirojmë, atëherë do të ketë disa “zbatues”. Koordinimi do të bëhet në Bruksel. Gjermania si motorre e iniciativës së re për Ballkanin, (Berlin Plus shën red.) do ta shoqërojë intensivisht procesin e idedhënies dhe zbatimit. Kemi reagime pozitive për këtë, si nga Brukseli ashtu edhe nga vendet e angazhuara, Italia, që është mikpritëse e Procesit të Berlinit më 12 korrik në Trieste.

Mbështetja e Ballkanit sigurisht është e rëndësishme, por nganjëherë krijohet përshtypja që Berlini dhe Brukseli në emër të stabilitetit dhe orientimit perëndimor neglizhojnë vlerat bazë të lirisë së medias apo tolerojnë qëndrime manipulative dhe korruptive në rajon. A nuk e dëmton kjo zhvillimin demokratik, nëse shpresat vihen tek politikanë të Ballkanit që veprojnë në mënyrë autoritare? Si mund të zgjidhet kjo kundërshti?

Sigurisht në vendet e Ballkanit Perëndimor ka deficite në fushën e medias dhe lirisë së shtypit, por sidomos në atë të shtetit ligjor dhe drejtësisë. Edhe korrupsioni i përhapur është një problem kardinal. Ne nuk i mbyllim sytë para kësaj, përkundrazi. Temat si shteti ligjor, reforma në drejtësi, luftimi i korrupsionit dhe liria e shprehjes tematizohen rregullisht me qeveritë në rajon. Këto janë temat themeltare në afrimin me BE. Sa më shumë që afrohet integrimi, aq më shumë këto tema vendosen në qendër. Ajo që dihet është, se asnjë nga këto vende nuk do të jetë pjesë e BE, nëse nuk përmbush standardet në këtë pikë. Këtë e dinë mirë edhe vendimmarrësit në rajon.

Dr. Christian Hellbach është koordinator i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Image

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 5 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 6 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 16 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.