“FT’: BE-ja nuk duhet t’ia presë rrugën Ballkanit. Thyerja premtimeve për anëtarësim minon rajonin
BE është në prag të një gabimi tjetër historik në Ballkan. Qeveritë europiane do të vendosin, në një samit në qershor, nëse do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vendimi duhet të jetë unanim që të hyjë në fuqi. Kryesisht për të mbrojtur veten kundër oponencës së brendshme, disa qeveri, të udhëhequra nga Franca dhe Holanda, hezitojnë të angazhohen në atë që duhet të jetë faza e ardhshme e zgjerimit të BE.
Francezët duan që BE-ja të përqendrohet në reformimin e vet dhe në forcimin e eurozonës si fillim, duke shmangur kështu lëvizje që mund zmadhojnë mbështetjen e të djathtëve dhe populistëve.
Ky argument zbatohet me forcë të veçantë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev dhe kolegët e tij, kanë hedhur poshtë ultra-nacionalizmin e paraardhësve të tyre. Ata shfaqën guxim të madh në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin e vendit të tyre, çka kishte shkaktuar marrëdhënie të ashpra me Greqinë fqinje që nga fillimi i viteve 1990. Për Ballkanin, i njohur që nga epoka para luftës së parë botërore për mosmarrëveshje të pazgjidhura etnike, fetare dhe territoriale, është një shembull shumë i rrallë i një kompromisi të arsyeshëm që arrihet në mënyrë paqësore. Një vonesë e BE-së do të kthente shkakun e reformës në Maqedoninë e Veriut, duke dëmtuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndoshta edhe të nxiste shovinizmin sllavo maqedonas.
Kjo do të prekte masivisht pjesën e shqiptarëve etnikë të Maqedonisë së Veriut, të cilët pas kryengritjes së 20 viteve më parë arritën qetësinë e mëvonshme duke mbajtur besimin tek BE dhe anëtarësimin në të. Një tjetër çështje e nxehtë që do të influencohej nga vendimi i Be-së është edhe marrëdhënia e Kosovës me Serbinë si dhe tensionet midis boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve në Bosnje-Hercegovinë.
Kritikat për zgjerimin që thonë se cilësia e demokracisë dhe shteti i të drejtës në vendet e Ballkanit janë nën normat e Bashkimit Europian. Por besimi i rajonit në BE dhe entuziazmi i popullit të saj për reformat e vështira që kërkohen për të fituar anëtarësim, do të zhdukeshin nëse takimi i muajit të ardhshëm nuk do të dërgojë sinjal pozitiv. Çdo gjë, nën pritshmëritë aktuale, do të përhapte çrregullime në të gjithë Ballkanin dhe do të dëmtonte BE-në në mënyrë serioze.
Burimi: Financial Times