Fushata e Serbisë, ministri i Jashtëm i Togos: Kemi tërhequr njohjen e Kosovës
Togo ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen e njohjes së pavarësisë për Kosovën. Këtë e njoftoi ministri i Jashtëm i këtij shtetit afrikan gjatë një vizite në Serbi, ku takoi homologun, Ivica Daçiç, por edhe presidentin Aleksandër Vuçiç. “Ne në Togo njohim vetëm një Serbi. Jam i lumtur që ju dëgjoj duke përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe ju njoftoj se ky është një vendim përfundimtar”, u shpreh Robert Dussey.
Togo e njohu pavarësinë e Kosovës në korrik të 2014-ës, me në firmë të hedhur po nga i njëjti ministër i Jashtëm që është në detyrë dhe tani. Serbia ka pretenduar që prej 2019-ës se Togo ka tërhequr njohjen e Kosovës. Sipas Vuçiç këtë shembull e kanë ndjekur dhe disa shtete të tjera të botës, por qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë këto pretendime.
Për Kosovën janë 117 vende që njohin pavarësinë, ndërsa Daçiç pretendon se që nga 2008, të paktën 27 shtete kanë kthyer vendimet e tyre lidhur me këtë çështje.