FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gardh kufitar me Shqipërinë për të frenuar emigrantët

Hungaria duket se ka vendosur të konkretizojë idenë për një gardh kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mediat hungareze raportojnë sot se vendi i tyre ka vendosur t’i dhurojë Malit të Zi një gardh kufitar prej 25 km për të frenuar emigrantët që vijnë nga Shqipëria.

Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, i ka ofruar ndihmë Podgoricës, ndërsa flitet për një valë të re emigrantësh nga Turqia dhe Greqia drejt Evropës Perëndimore.

Sipas mediave hungareze, drejtuesit e policisë tashmë kanë rënë dakord të ofrojnë 25 km gardh për të mbrojtur pjesën më të rrezikuar të kufirit malazezo-shqiptar dhe për të ndaluar imigracionin e paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, tha se qeveria malazeze është gati të mbrojë vendin kundër valës së emigracionit të paligjshëm. Hungaria e mbështet këtë, sepse sipas Szijjártó, është në interes të Budapestit që pala malazeze të mbrojë kufijtë e vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Hungaria është e gatshme t’i japë Malit të Zi të gjithë ndihmën, për të mbrojtur kufirin e saj jugor”,- tha Szijjártó.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?