
Një punonjës i një shkolle në Podujevë është gjetur pa shenja jete. Sipas policisë mësohet se punëtori shërbente si roje sigurimi në shkollën fillore “Enver Maloku”.
Zëdhënsja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ka thënë se janë duke hetuar për ngjarjen e rëndë dhe zbardhjen e plotë të saj, përcjell “IndeksOnline”.