Gjenerali amerikan: Ballkani Perëndimor, në rrezik të…

Gjenerali amerikan në pension, Wesley K. Clark, ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor është para shpërthimit përsëri. Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në “The Washington Post“, Clark ka porositur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të veprojnë për ta parandaluar një gjë të tillë.

Tri shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO-s.Shumica e amerikanëve dhe evropianëve e kanë skajuar në mendje atë konflikt brutal si problem të zgjidhur.

“Për më keq, rajoni po vuan nga neglizhenca e demokracive që kanë qenë vendimtare në ndaljen e luftërave në Jugosllavi. Duke besuar se e ardhmja demokratike e Ballkanit është në BE, Shtetet e Bashkuara në masë të madhe ia kanë dorëzuar Brukselit përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik të rajonit. Megjithatë, inercia politike brenda BE-së e ka mbajtur Bosnjës, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur. Dhe, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po flenë, fuqitë e tjera po veprojnë”, ka paralajmëruar Clark.

Ai thotë se kremlini po e rrit vazhdimisht ndikimin e tij. Rusët po punojnë për të nxitur ndjenjat anti-BE dhe anti-NATO. Ata po mbështesin grupet ekstremiste (njëri prej të cilëve po hetohet në Bosnjë për aktivitete të dyshuara paramilitare) dhe po shpërndajnë ndihma ushtarake për to.

”Turqia dhe shtetet e Gjirit po investojnë shumë në Ballkanin Perëndimor. Turqia është investitori i tretë më i madh në Bosnjë dhe udhëheqësi i partisë kryesore myslimane të Bosnjës udhëton rregullisht në Stamboll, për t’u fotografuar me presidentin turk, gjithnjë e më autoritar, Recep Tayyip Erdogan. Arabia Saudite dhe fqinjët e saj të Gjirit kanë përqendruar kontributet e tyre në mbështetjen e organizatave fetare, duke ndërtuar xhami të reja dhe duke ofruar udhëzime fetare për imamët lokalë. Interpretimi i rreptë Vahabi i islamit, që shpesh është bazë e trajnimit të tillë, ka fare pak lidhje me traditën e moderuar që është praktikuar në Ballkan me shekuj dhe që konsiderohet faktor për rritjen e fundamentalizmit në rajon”, ka theksuar Clark.

Rreth 1.000 luftëtarë të huaj (kryesisht nga Kosova dhe Bosnja) kanë luftuar për Shtetin Islamik në Siri dhe në Irak. Dobësia karshi rekrutimit në mesin e segmenteve të popullatës, vazhdon të përbëjë shqetësim.

 

Ai shton edhe se: ”Ne kemi shumë mjete në dispozicion për të shmangur destabilizimin e afërt të Ballkanit Perëndimor. Le të sigurohemi që të mos e çojmë dëm investimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë rajon të ndjeshëm, dhe të përtërijmë angazhimin tonë për t’i ndihmuar demokracitë e reja që të arrijnë potencialin e tyre të plotë”.

SHKARKO APP