Goditjet fizike në Kuvendin e Kosovës, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet hetimet për veprën penale “Sulmi”, lidhur me incidentin e dhunshëm gjatë kësaj të enjteje në Kuvendin e Kosovës. Prokuroria ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë dhe marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, thuhet në njoftim.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës këtë të enjte në Kuvend, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”. Më pas, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazh të Kurtit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Situata u agravua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radojçiçin dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa dite para se të formohej qeveria e tij.

SHKARKO APP