Grekët në alarm: Shqiptarët po na vjedhin çajin e malit

Në Greqi jetojnë me mijëra emigrantë shqiptarë shumë prej tyre  kanë arritur të sigurojnë një jetesë të mirë. Duke punuar ata kanë arritur të fitojnë edhe respektin e fqinjëve.

Por të gjithë e dimë që ka edhe nga ata shtetas të cilët kanë preferuar të ndjekin një rrugë jo  të drejtë  dhe pse nuk kanë munguar incidentet  me qytetarët grekë dhe ‘nofkat’ që ata u vendosin emigrantëve shqiptarë.

Mediat greke tashmë  raportojnë se autoritetet greke kanë probleme me shqiptarët sepse këta të fundit po u vjedhin çajin e  malit.

Autoritetet greke shprehen se banda  të përbërë nga shqiptarë  po marrin në mënyrë ilegale  bimë mjekësore duke përdorë si mjet transporti gomerë . Më së shumti sipas policisë ata po vjedhin çajin e malit  duke dëmtuar  edhe shumë gjallesa.

Të përditshmet shkruajnë se pasi i marrin bimët  shqiptarët i eksportojnë për kompanitë farmaceutike dhe kozmetike, një biznes që sjell shumë të ardhura.

Në Greqi është e ndaluar me ligj që të marrësh sasi të mëdha bimësh  për përdorim personal. Por një  ligj i tillë nuk ekziston në Shqipëri një nga vendet më të varfra  në Evropë shkruajnë mediat.

Por ajo cka duket edhe një tjetër problem i madh është mënyra   sesi ata i këpusin këto bimë duke dëmtuar botën bimore duke ndaluar rigjenerimin bimor dhe ekosistemin .

Përse veprojnë në këtë mënyrë, kur edhe grekët  i kanë aty bimët por nuk i këpusin? ,shkruajnë mediat.

Rastet të tilla kur shqiptarët vjedhin  barërat  janë rritur së tepërmi madje kohët e fundit janë shënuar edhe raste të arrestimit te shqiptarëve dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të bimëve.

Sipas ekspertëve grekë individë të tillë po dëmtojnë  florën e e Greqisë një nga më të pasurat në Evropë.

Kryetari i Shoqatës së Grumbulluesve, Përpunuesve dhe Eksportuesve të Bimëve Mjekësore Filip Gjoka shprehet se shumë shqiptarë të varfër kalojnë malet për të mbërritur në Greqi sepse në Shqipëri bari është tharë për shkak të temperaturave të larta.  Sipas tij shqiptarët marrin përsipër riskun për të ndihmuar familjet e tyre.

Ndërsa një përfaqësuese greke  e Institutit të burimeve bimore është shprehur se duhet rritur bashkëpunimi mes autoriteteve  shqiptare dhe greke për të monitoruar zonën dhe për të ndaluar këtë ‘rrjedhje’ të paligjshme.

SHKARKO APP