FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqi, policia shpëton shqiptarin që e pickoi gjarpri

Një shtetas shqiptar në Greqi është ndodhur në një situatë të rrezikshme për jetën, mesditën e të shtunës.

Në rrethana ende të panjohura, ai është pickuar nga një gjarpër në kodrat rreth fshatit Protopapas, midis Kallpakit dhe Janinës.

Edhe pse i shokuar nga sulmi i gjarprit, shqiptari e ka ruajtur gjakftohtësinë dhe i ka telefonuar numrit të emergjencës së policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policëve u është dashur pak kohë, që të përcaktonin vendndodhjen e saktë dhe menjëherë më pas i lënduari është marrë me një autombulancë të ndihmës së shpejtë dhe është dërguar në spitalin Haxhikosta të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aty po mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, policia po heton nëse shtetasi shqiptar ndodhej me dokumente të ligjshme në shtetin grek, pasi dyshohet se mos ai po mblidhte bimë medicinale në momentin e pickimit nga gjarpri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?