FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Greqia dhe Serbia nënshkruajnë katër marrëveshje bashkëpunimi

Greqia dhe Serbia kanë rikonfirmuar marrëdhëniet strategjike dhe vendosmërinë për t’i çuar ato në një nivel më të lartë.

Këto deklarata janë bërë sot në Selanik, nga kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Të dy ata drejtojnë delegacionet respektive në takimin e këshillit të lartë të bashkëpunimit, që po mbahet për herë të parë mes këtyre dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi ka konkluduar në nënshkrimin e katër marrëveshjeve të bashkëpunimit, në fushën e energjisë, transportit, rrjeteve dhe turizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Kryeministrit grek, është vendosur krijimi i ndërlidhjes hekurudhore në aksin Pire-Selanik-Beograd, si dhe promovimi i linjave të interkonjeksionit të gazsjellësve TAP, IGB dhe IBS, që do të kalojnë përmes Greqisë.

Tsipras ka veçuar faktin se Greqia është investitori i tretë i huaj në Serbi, ndërkohë që ka theksuar se miqësia e madhe ndërmjet të dy vendeve duhet shfrytëzuar me terma të rinj dhe në shumë nivele.

Tsipras bëri të njohur edhe vendimin e qeverisë për njohjen nga Greqia të lejeve serbe të drejtimit të mjeteve.

Ai gjithashtu përcolli përgjigjen e presidentit Prokopis Pavlopulos që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së homologut serb Vuçiç, për të vizituar Beogradin në muajin tetor.

Presidenti serb i është referuar edhe mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe Shkupit për emrin kushtetues të Maqedonisë.

Vuçiç ka kritikuar qeveritë e mëparshme serbe, që e kanë njohur Maqedonisnë, pavarësisht kundërshtimeve të Greqisë.

“Greqia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës, ishte me ne, por ne nuk i kemi treguar respektin e duhur Greqisë”, deklaroi Vuçiç.

Gjithësesi, ai tha se tash e tutje Serbia do të gjendet në krah të Greqisë për çështjen e emrit të Maqedonisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?