Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Grindje tregtare mes Kroacisë dhe Serbisë për “fruta dhe perime”. Ndërhyn Brukseli

Rajoni E diel, 11 Korrik 2021 05:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kroacia si anëtare e BE-së me barrierat tregtare po e indinjon Ballkanin. Komisioni i BE-së u bën thirrje vendeve në grindje, që t’u përmbahen marrëveshjeve.

Në Bruksel nuk ka mbërritur ende letra e paralajmëruar e ankesës nga Ballkani. Shtetet e Ballkanit: Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë njoftuar, se do të ankohen për vendin anëtar të BE-së, Kroacinë. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic dhe homologët e tij duan ta ftojnë Komisionin e BE-së, që të gjykojë konfliktin mes Kroacisë dhe fqinjëve të saj. Por edhe pa këtë kërkesë me shkrim, Komisioni është duke e verifikuar situatën, tha zëdhënësi në Bruksel.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne po e shqyrtojmë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të jenë të përmbajtura, të shmangin përshkallëzimin dhe të bien dakord duke hyrë në bisedime me qëllim të mirë”, u shpreh zëdhënësi Carlos Martin Ruiz de Gordejuela.

E domosdoshme apo e ekzagjeruar?

Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, që duan të hyjnë në BE, i akuzojnë autoritetet kroate, se po pengojnë masivisht importin e produkteve të tyre bujqësore. Kroacia qysh nga java e kaluar kërkon tarifa jashtëzakonisht të larta për inspektimin e frutave dhe perimeve që futen në kufijtë e jashtëm të BE-së; në vend të 12 eurove si deri më sot, tani kërkohen 270 Euro për maune.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Menaxhimi i importeve është i çalë, në kalimet kufitare ka bllokim trafiku të mauneve. Frutat dhe perimet të kultivuara në mënyrë organike mund të mbahen deri në 30 ditë në kufi. Bëhet fjalë për masa proteksioniste, për të mbrojtur tregun nga importet me çmim më të ulët, është akuza e ministrit serb të tregtisë Ljajic. Pala kroate e hedh poshtë akuzën.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Në fakt cilësia e mallit duhet të garantohet në dobi të konsumatorit. Rregullat e reja, sipas të dhënave kroate, vlejnë për të gjitha vendet jo anëtare të BE-së. Serbia dhe tre vendet e tjera ballkanike fqinjë kërcënojnë me kundërmasa.

Kërkohet interpretimi i marrëveshjes

BE-ja në Bruksel mund të jetë si arbirtre në grindjen e nisur. Shtetet e BE-së, pra edhe Kroacia, janë të lidhura me vendet e Ballkanit përmes marrëveshjeve të “Stabilizim Asociiimit”(MSA). Marrëveshja me vendet kandidate si Serbia dhe të tjerët parashikon qarkullimin e lirë të mallrave mes vendeve të BE-së dhe Serbisë. Doganat parimisht nuk lejohen më. Tarifat dhe të tjera barriera tregtare në frymën e MSA mbahen të minimizuara.

Kroacia në të kundërt po përdor tani ndaj vendeve fqinjë të njëjtat rregulla si ndaj shteteve të tjera në mbarë botën. Kjo është në kundërshtim me normat e MSA-së, që u garantojnë një pozitë të favorizuar vendeve aspirante për anëtarësim. Por Kroacia me masat e saj i referohet MSA-së, sepse në të është parashikuar gjithashtu, që mund të ndërhyhet në kushte të caktuara, nëse tregjet me mallra të ndryshme cënohen në masë apo nëse ka çmime dumping.

BE do të ndërmjetësojë

Sipas rregullave të MSA-së Serbia me ankesën e saj mund t’i drejtohet “Komisionit të Këshillit të Asociimit”, në të cilin janë të përfaqësuar këshilli i ministrave të vendeve anëtare dhe vetë Serbia. Vendimet e detyrueshme mund t’i marrë këshilli i asociimit, që përbëhet nga të gjitha 28 vendet anëtare dhe Serbia. Përpara se puna të shkojë deri aty, Komisioni i BE-së do që të ndërmjetësoje në frymën e tregtisë së lirë, përmes diplomatëve të ndryshëm nga Brukseli.

Mund të vijë në konsideratë edhe një proces nga një gjykatë arbitrazhi e OBT-së, sepse vendet në grindje, përveç Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës – janë anëtarë të kësaj organizate. Verifikimi i kompetencave dhe i çështjes mund të zgjasë me javë. Deri atëherë për mallin që pret në maunet e bllokuara në këtë pisk vape do të jetë shumë vonë. “Ne po shqyrtojmë ndërkohë, nëse masat kroate janë në përputhje me detyrimet sipas marrëveshjeve”, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së. Se kur do të jetë qartësuar situata, ai nuk mund ta thoshte./dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 5 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.