Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gruevski edhe tre ditë afat për formimin e qeverisë

Rajoni E mërkurë, 12 Maj 2021 11:20
Gruevski edhe tre ditë afat për formimin e qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mandati për formimin e qeverisë së re nga kreu i VMRO DOMNE-së, Nikolla Gruevski skadon të dielën, por ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse ai ka arritur të formoj shumicën parlamentare me BDI-në e Ali Ahmetit dhe rrjedhimisht formimin e qeverisë.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se po zhvillojnë konsultime të brendshme para se të dalin me vendimin përfundimtar nëse do të koalicionojnë me VMRO-në apo me LSDM-në e Zoran Zaevit, edhe pse shanset më të mëdha i jepen Nikolla Gruevskit, me partinë e të cilët BDI-ja ishte në koalicion në dhjetë vitet e fundit.

Dy partitë kanë numrat e nevojshëm prej 61 deputetësh, aq edhe sa duhet për të votuar qeverinë edhe pse një numër i tillë nuk vlerësohet komod për bashkëqeverisjen e tyre. Se koalicioni mes dy partive është i mundur e thotë edhe Aleksandar Dashtevski, njohës i çështjeve politike, ish zyrtar i VMRO DPMNE-së.

“Mendoj se është i mundur afrimi i qëndrimeve dhe formimi i qeverisë së re. Disa punë për të cilat nuk mund të merren vesh do të lihen për më vonë në kuadër të grupeve të punës ndërsa për të tjerat vlerësoj se ka gjasa që të ketë zgjidhje. Ka mundësi që BDI-ja të drejtojë Ministrinë e Financave që në këtë mënyrë të kontrollohen financat në pjesë e banuara me shqiptar, por ka mundësi që të ketë edhe ndryshime në ligjin për përdorimin e gjuhëve ku do të parashihen më shumë të drejta në përdorimin e gjuhës shqipe”, thotë Dashtevski duke përjashtuar mundësinë që të ketë lëshime nga VMRO-ja edhe për Prokurorinë Speciale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, pikërisht zgjatja e mandatit të kësaj prokurorie, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, zhbllokimi i procesin eurointegrues, janë tri kërkesat e panegociueshme të BDI-së, që janë edhe pjesë e platformës së përbashkët të partive shqiptare.

Nga BDI-janë kanë thënë se nga këto kërkesa nuk heqin dorë ndërsa për të tjerat, pjesë e platformës shqiptare, thonë se do të diskutojnë në kuadër të mandatit qeveritar, ashtu edhe siç parashihet në deklaratë.

Albert Musliu, njohës i çështjeve politike, thotë se në rast të mos pranimit të këtyre pikave mund edhe të mos ketë marrëveshje. Por, Musliu vlerëson se çdo marrëveshje eventuale duhet të jetë transparente për shkak të obligimeve që ka BDI-ja edhe ndaj partive tjera që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Së paku pikat të cilat u prezantuan si të panegociueshme, nga pala tjetër, pra nga VMRO DPMNE-ja dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe nga shumë përfaqësues të partisë së tij u tha se janë të papranueshme. Pra, nëse të dyja palët qëndrojnë në pozicionet e tyre, vlerësoj se nuk mund të ketë marrëveshje. Por, nëse arrijnë të bëjnë kompromis vlerësoj se këtë duhet t’ia prezantojnë palës së tyre. Nëse BDI-ja bën kompromis këtë duhet t’ia elaboroj edhe atyre që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët, por edhe para votuesve të saj”, thotë Musliu.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Jo zyrtarisht partitë nuk e përjashtojnë edhe mundësinë që në rast të dështimit të Gruevskit, para se gjithash për shkak të mospranimit të kandidaturës së tij nga shqiptarët, mandati për formimin e qeverisë t’i kaloj një anëtari tjetër të VMRO-së, Nikolla Popovskit, Ministër i Punëve të Jashtme.

Por, në një situatë të tillë do të kishte reagime nga LSDM-ja opozitare e cila si parti e dytë fituese do të kërkonte që mandati ti jepet liderit të saj, Zoran Zaev. Një përplasje e tillë emundshme vjen për shkak të interpretimeve të ndryshme të kushtetutës e cila nuk e përcakton qartë ndarjen e mandatit partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.-REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 14 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 6 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.