FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruevski: Kërkojmë zgjedhje lokale, ja datat e mundshme

Sipas Gruevskit 2 korriku, 17 shtatori ose 15 tetori janë datat e mundshme për zgjedhjet lokale
Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që sa më parë të organizohen zgjedhjet lokale, deklaroi kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski. Sipas tij, afati më i afërt për mbajtjen e zgjedhjeve lokale është 2 korriku. Sipas Gruevskit, LSDM do të kishte mundësi që në këto zgjedhje t’u ofronte një shans qytetarëve që të shprehen se çfarë mendojnë për LSDM-në dhe për Platformën e Tiranës.
“Apeli i VMRO-DPMNE-së është që rrethi i parë i zgjedhjeve lokale të mbahet më 2 korrik dhe 14 ditë më vonë, pra më 16 korrik edhe rrethi i dytë . Atë që e shohim tek pala tjetër është që ata nuk janë të disponuar për zgjedhje të shpejta lokale, pasi që po të ishin të disponuar do të kishin pranuar këtë afat dhe zgjedhje do të kishim më 2 korrik . Por është e qartë se ata kanë mungesë të vetëbesimit, në fakt frikohen se do ti humbin zgjedhjet dhe tentojnë. Kështu që për këto arsye ne i lamë të hapur edhe 17 dhe 24 shtator, ndërsa afati më i largët që do të mund ta pranonim është 15 tetori”, theksoi Nikolla Gruevski.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?