FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gruevskit i sekuestrohet pasaporta, frikë se do të arratiset nga Maqedonia

Gjykata Penale në Maqedoni ka vendosur që nuk ka paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, por ka vendosur tu marrë pasaportat si Gruevksit edhe bashkëpuntorëve të tij pasi dyshon për arratisje të tyre.

Kështu Gjykata Penale duke hedhur poshtë kërkesën e PSP-së e detyron Gruevskin dhe bashkëpuntorët e tij që një herë në javë të paraqiten në Gjykatë. Gruevski së bashku me këshilltarin Mile Janakieski, ish-ministrin Gordana Jankullovska dhe sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski, janë akuzuar për ryshfet në zgjedhje, si dhe shkelje të së drejtës për të votuar.

Mediat lokale shkruajnë se masë të tillë PSP propozoi edhe për 16 të akuzuarit në rastin “Titanik”, ndërkaq gjykata për të gjithë ata i pranoi dhe ua morri pasaportat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?