FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hakerët shqiptarë kryejnë sulme kibernetike në Maqedoni, bien faqet e gjykatave

Grupi i njohur i hakerëve shqiptarë, “Anonymous Albania”, kanë sulmuar faqet zyrtare të Gjykatës së penale dhe asaj Supreme të Maqedonisë dhe e gjithë kjo sipas tyre në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës, shumë prej të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm.

 

“Faqet e Gjykatës supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOëN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albaia” në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Anonymous Albania” ditëve të fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe atyre në Maqedoni, ndërkohë që lista është bërë aq e gjatë sa që në këtë listë hakerët përfshinë dhe faqet zyrtare online të institucioneve shtetërore në Maqedoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas informacioneve të fundit, grupi i njohur i hakerëve planifikojnë dhe sulme masive kibernetike më 28 dhe 29 nëntor ndaj institucioneve në Serbi, Greqi e Maqedoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?