”Idiotët shqiptarë”, ministri nga Shkupi flet për deklaratat e Ferit Hoxhës: Jepni sqarim urgjent

Ministri i Ekonomisë dhe Punës në Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi ka reaguar pas denoncimit të deputetit Këlliçi ku pretendohet se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka ofenduar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke i quajtur idiotë. Në një postim në Facebook, Durmishi e ka cilësuar të papranueshme gjuhën që i atribuohet Hoxhës, duke kërkuar sqarim dhe reagim zyrtar nga Tirana. “Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ‘idiotë’. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Durmishit

Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?