FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

IFIMES: BDI një kukull në duart e Gruevskit

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat ishin parashikuat të mbahen më 24 prill, janë shtyer në deri më muajin qershor. Zgjedhjet janë pasojë e marrëveshjes së Përzhinës, e arritur mes katër liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni”.

Kështu fillon analiza e Institutit Ndërkombëtar për Studimet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan (IFIMES)  për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

“Ndërkohë, partia shqiptare në pushtet në fillim të prillit 2016 taktikisht e la koalicionin qeverisës në interes të regjimit  për “të çimentuar” datën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor të vitit 2016 dhe në këtë mënyrë edhe një herë tregoi dhe konfirmoi se është vetëm një kukull në duart e Nikolla Gruevskit (VMRO-DPMNE)”, thuhet në këtë analizë, siguruar nga agjencia INA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtij studimi, edhe partia tjetër shqiptare, PDSH, gjatë gjithë kohës ka vepruar në funksion të regjimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqiptarët për shkak të BDI-së dhe PDSH kanë mbetur pa përfaqësuesit e tyre në institucionet e shtetit maqedonas.

Për këtë arsye, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur të anulojë çdo mbështetje ndaj Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

Pas dhjetë viteve në pushtet, koalicioni VMRO-BDI e kanë vjedhur shtetin dhe demokracinë”, thekson ndër të tjera analiza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?