FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-diplomati serb: Rezoluta 1244, zgjidhja e statusit të Kosovës

Rezoluta e 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së nga 10 qershori i vitit 1999 është vendimi përfundimtar për statusin e Kosovës e që është edhe sintezë e të gjitha vendeve të botës. Tek ajo zgjidhje është arritur me bisedime të vështira, nën bombat e NATO-s kundër Serbisë dhe të qendrave të tjera të fuqive botërore. Marrëveshja është harmonizuar për afër tre muaj në shumë nivele, thotë ish – shefi i diplomacisë së Serbisë Zhivadin Jovanoviç nga viti 1998 deri në vitin 2000, pjesëmarrës dhe logjistik i këtyre negociatave.

Ai për gazetën “veçernje novosti” të Beogradit thotë se nuk është për t’u habitur pse kryetari i Rusisë Vladimir Putin me këmbëngulje e përmend rezolutën 1244, siç thotë ai, si bazë për statusin e Kosovës.
Sipas tij, kështu flasin edhe kryeministri grek Tsipras, mbreti spanjoll Felipe, zëvendëskancelari austriak Strache dhe liderë të tjerët përfshirë ata kinezë, indianë, latinoamerikanë, afrikanë.
Jovanoviç pohon se rëndësia dhe pesha e këtij dokumenti duhet krahasuar me vendimet e Kongresit të Vjenës e të Berlinit me të cilat janë rregulluar marrëdhëniet në Europë, shkruan express.

“Rezoluta 1244 është simbol i ruajtjes së parimeve themelore të së Drejtës ndërkombëtare. Rusia, Kina, India, Spanja etj., nuk e mbrojnë atë parim vetëm për shkak të interesave serbe, por edhe për interesa të veta”, ka thënë ndër të tjera Jovanoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?