Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:06 Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është arrestuar në Rinas.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-shefi i diplomacisë: Serbisë t’i ofrohet kompensim për Kosovën

Rajoni E diel, 25 Korrik 2021 07:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Beograd është mbajtur një debat i ri i dialogut të brendshëm lidhur me modalitetet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, i organizuar nga Fakulteti i Diplomacisë dhe Sigurisë. Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka thënë se vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje do ta japin qytetarët e Serbisë, e jo fuqitë e mëdha. Ai gjithashtu tha se presidenti serb do të bëjë publik propozimin përfundimtar, atëherë kur dialogu i brendshëm të përfundojë dhe kur të vlerësojë se për këtë çështje është momenti i duhur. Siç raportojnë mediat serbe, profesorë dhe diplomatë të shquar të mbledhur për të dhënë kontributin e tyre në dialogun e brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, më shumë janë marrë me histori sesa kanë propozuar zgjidhje të mundshme. Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Vladislav Jovanoviç, ka thënë se fuqitë e mëdha duhet të jenë të vetëdijshëm se pa një kompromis me Serbinë nuk ka zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Serbisë duhet t’i ofrohet kompensim adekuat, territorial ose kompensim tjetër. Vetëm atëherë negociatat do të ishin të barabarta. Kjo tash është Serbia kundër të gjithëve dhe shantazh ndaj Serbisë që të pranojë ultimatumet e tyre”, tha Jovanoviç, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se Serbia, në qoftë se bie dakord të heq dorë nga Kosova për anëtarësim në BE, e humb të drejtën të quhet shtet. Si zgjidhje e vetme konkrete që u dëgjua në këtë debat, ishte mbajtja e një konference paqeje, garantues të së cilës do të ishin fuqitë e mëdha botërore. Kjo do të nënkuptonte një ridefinim i kufijve, pra ndarjes së Kosovës, apo eventualisht shkëmbim të territorit. Ndërsa disa janë dakord me këtë propozim, të tjerë paralajmërojnë për pasojat e mundshme nga një opsion i tillë.
Diplomati Zoran Milivojeviç beson se inicimi i konferencës së paqes , vetëm në një rast nuk është i mundur. “Inicimi i çështjes së kufijve është i pamundur, pa filluar të njëjtën çështje edhe në rastin e vendeve të tjera”, thotë ai.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 1 ore
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se deri tash kanë marrë shumë propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Ai tha se pikëpamjet dhe propozimet e prezantuara në takimet e deritashme do të merren parasysh kur të propozohet zgjidhja përfundimtare, por nuk tregoi se kur do të ndodhë kjo. “Ne jemi të bindur se kjo do të bëhet kur të vlerësohet se është koha e duhur për këtë …”, ka thënë Gjuriç. “Verdiktin për propozimin përfundimtar lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta japin qytetarët e Serbisë”, ka thënë Gjuriç, pa konfirmuar nëse ajo do të jetë një deklarim përmes referendumit, apo në ndonjë formë tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Tani

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League
Para 8 minutash

Milani turpërohet ndaj Bournemouthit, skuadra e Amorim vë në rrezik dhe Europa League

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 12 minutash

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 14 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.