Iu ndalua hyrja, ministri maqedonas i kërkon falje hoxhës nga Shqipëria: Vendim absurd
Privimi i hoxhës Ahmed Kalaja për të hyrë në Maqedoninë e Veriut, për ministrin maqedonas të Drejtësisë, Krenar Lloga është absurde. Për të në institucionet e shtetit e sidomos ato të sigurisë ende ka të instaluara segmente albanofobe dhe islamofobe.
“Është absurde që një njeri që bën thirrje në ditë me diell për paqe e mirësi edhe për dashuri, të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë. Akoma edhe më keq si rrezik kombëtar.
Nëse ai është rrezik për Maqedoninë, atëherë ne të dy jemi akoma edhe më shumë rrezik sepse edhe unë ashtu si edhe familja ime i dëgjojmë shpesh ligjëratat e hoxhës së nderuar Ahmed Kalaja, të Enis Ramës, Armend Sejdiut apo edhe Elvis Naçit, kështu që nëse ata janë të rrezikshëm atëherë ne jemi edhe më të rrezikshëm”, tha ministri i Drejtësisë.