Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ivanov përgatit “puç” kundër shumicës së re

Rajoni E premte, 21 Maj 2021 16:40
Ivanov përgatit “puç” kundër shumicës së re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Gjorge Ivanov po përgatit terrenin për shpalljen e gjendjes së luftës dhe arrestimin e siç thuhet, “puçistëve” me në krye liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan javorja “Fokus” në një storje speciale me titull: Ivanov nga “Jaseni” do të komandoj arrestimin e “puçistëve”. Bëhet fjalë për rezervatin “Jasen” që ndodhet 20 kilometra nga Shkupi brenda të cilit ndodhet një bunker i ish armatës jugosllave. Një burimi të ARM-së, ka bërë të ditur se para festës së pashkëve në këtë zonë ka qëndruar një delegacion ushtarakësh i përzgjedhur nga kreu i VMRO-së me mision për përgatitjen e objektit për vendosjen e udhëheqësve më të lartë shtetëror dhe partiak, para se gjithash të Ivanovit, Gruevski dhe familjeve të tyre në rast të shpalljes së gjendjes së luftës. Oficerë të lartë kanë bërë të ditur se bunkerët që janë edhe kundër helmeve kimike mund të strehojnë rreth 100 persona.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Skenari për të cilin dëshmojnë qarqe ushtarako-policore, por edhe të kundërzbulimit do të realizohej nëse LSDM dhe partitë shqiptare që kanë shumicën prej 69 deputetë, vendosin ta ndërprenë bllokimin e Kuvendit dhe në një seancë alternative pa VMRO DPMNE-në zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë. Kjo nga presidenti Ivanov do të merrej si pretekst për shpalljen e gjendjes së luftës”.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 18 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Sipas nenit 124, pika1 e kushtetutës, gjendje lufte mund të shpallet kur kërcënohet Republika, apo kur ajo sulmohet apo i shpallet luftë. Pika 2 e këtij neni thotë se gjendja e luftës shpallet nga Kuvendi me 2/3 e votave, por meqë kjo do të jetë e pamundur atëherë do të kalohet në pikën 3 e cila parasheh shpalljen e gjendjes së luftës nga presidenti i shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky përkufizim, sipas javoren FOKUS, mund të keqpërdoret nga Ivanov dhe Gruevski me atë që njihet si “Platformë e Tiranës” e cila do të interpretohej si agresion nga Shqipëria për federalizimin, kantonizimin apo rrënimin e karakterit unitar të Maqedonisë. Në rast se kjo do të ishte e pamjaftueshme nuk përjashtohet mundësia e inskenimit të ndonjë sulmi të armatosur ndaj selisë së presidentit apo ndërtesës së qeverisë. Nuk përjashtohet as mundësia e gjoja ndonjë grusht-shteti ndaj presidencës, që do të merrej si shkas për realizimin e skenarit të shpalljes së gjendjes së luftës.

Ideja sipas javores FOKUS është marr nga “Puçi” në Turqi i realizuar nga presidenti Erdogan. Por, në këtë rast Ivanov dhe Gruevski do të kenë kujdes që të mos arrestojnë shqiptarë, të paktën jo personalitete të larta partiake e para se gjitha jo njerëz të BDI-së me qëllim që të shmangin konflikt ndëretnik si dhe të len hapësirë për bashkëpunim të ardhshëm me partitë shqiptare.

Plani i familjes Gruevski është që në valën e parë të arrestoj 30-40 puçist, në mesin e të cilëve edhe krerët më të lartë të opozitës e më pas edhe 300 apo 400 persona të tjerë bashkëpunëtor të opozitës, të sektorit civil, afarist e personalitet tjera publike. Gjithashtu parashihet kontrolli i plotë i raportimit të mediave si dhe mbyllja e të gjitha rrjeteve sociale. Për zbatimin e planit siç thuhet, janë hartuar edhe procedurat tjera që duhet të kalojnë në qeveri. Siç shkruan Fokus, skenari ka rritur interesin tek ndërkombëtarët të cilat kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi zhvillimet e ardhshme në Maqedoni.

Alsat-M

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.