Ja pse Bosnje Hercegovina ka 14 qeveri dhe 136 ministra

Ish-ambasadori Flamur Gashi, thotë se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa nën ndarje të tjera që e ngatërrojnë çështjen.

Ai thotë se bëhet për një shtet të ndarë në dy entitete: federativ Bosnje Hercegovinë ku bëjnë pjesë boshnjakët dhe kroatët dhe Republika Serbska ku bëjnë pjesë serbët.

“Ka edhe një distrikt të tretë që quhet distrikti Brçkos. Kjo është e përzier dhe administrohet nga një administrator ndërkombëtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ambasadori tregoi se vetë federata është e ndarë në 10 kantone. “Në përfundim kur mblidhen të gjitha ne kemi një kryeadministrator që është ndërkombëtar, një administrator që është kombëtar i distriktit të Brçkos, kemi 3 presidentë, të Bosnje Hercegovinës në tërësi, të federatës dhe të Republikës Serbska”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?