FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jankoviç: Serbia e ka humbur Kosovën që në vitin 1990

Udhëheqësi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviç, ka deklaruar sot se lëvizja e tij nuk merr pjesë në dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën të cilin e vlerëson si farsë.

Sipas tij, qëllimi i këtij dialogu është marrja e një vendimi të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, veçse e ka pranuar në bisedimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, raporton Tanjug.
Ai mendon se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitet e ’90-ta dhe tani duhet përqendruar në realizimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se duhet zgjidhur edhe çështjet e të drejtave pronësore.
I pyetur që të komentojë faktin se manastiret e Graçanicës dhe të Deçanit janë renditur si trashëgimi e Kosovës, Jankoviç thotë se “është në dorën e Serbisë që të dëshmojë të kundërtën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Nënkryetari i Bordit Kryesor të Partisë Progresive Serbe, Marko Gjuriç, i cili thotë se këto janë deklarata “skandaloze dhe të turpshme” dhe se Jankoviç, sipas Gjuriçit, nga sot është “lobues i Shqipërisë së Madhe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ideja që Deçani dhe Graçanica t’i lihen në dorë Prishtinës, dhe se ne duhet të dëshmojmë se janë tanët, dhe kjo del nga goja e një politikani në Beograd, ish-mbrojtës i qytetarëve dhe kandidat për president të Serbisë, është një skandal i pashembullt i përmasave të paimagjinueshme”, ka thënë Gjuriç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?