Ju nuk i dinit këto 7 gjëra deri tani për Karaxhiçin
Tribunali i Hagës e dënoi me 40 vjet burg të ashtuquajturin “kasapi” i Bosnjës, Radovan Karaxhiç për krime kundër njerëzimit. Dhe teksa ekspertët diskutojnë ende nëse vendimi ishte i ashpër sa duhet apo jo, ka disa fakte mjaft interesante për Karaxhiç që nuk njihen nga të gjithë. Ja cilat janë ato:
1.Ish-lideri serbo-boshnjak nuk ka lindur as në Bosnjë as në Serb, por në një fshat të vogël në Malin e Zi.
2.Karaxhiç u edukua si psikiatër i specializuar mbi neurozat dhe depresionin. Gjatë 1974-1975 ai u trajnua në Universitetin Kolumbia në Nju Jork.
3.Karaxhiç ishte një poet amator i influencuar nga shkrimtari serb Dobrica Cosic, puna e të cilit e inkurajoi për të vazhduar politikën. Karaxhiç për ironi të fatit e urrente nacionalizmin, madje dikur ka thënë se “Bolshevizmi është i keq, ndërsa nacionalizmi edhe më keq”.
4.Para luftërave jugosllave, kur situata midis grupeve të ndryshme etnike nis të nxehej, Karaxiçit i lindi ideja e bashkimit të serbëve etnikë që jetonin brenda kufijve jugosllavë. Retorika e tij anti-nacionaliste papritmas u zhduk dhe nisi të deklaronte se “Nëse është e nevojshme, serbët mund të rrinë pa ngrënë, por nuk mund të mbijetojnë pa vendin e tyre”.
5.Karaxhiç ishte lideri i serbëve të Bosnjës dhe presidenti i parë i Republika Srpska, distrikti i mbipopulluar me serbë në juglindje të Bosnjës, mes prillit 1992 deri në qershor të 1996. Pas përplasjeve fillestare etnike Karaxhiç formoi njësi paraushtarake duke i motivuar me fjalimet e tij: “Ne, serbët boshnjakë, nuk kemi jetuar kurrë në Bosnjë. Ne kemi jetuar në Republikën Jugosllave të Bosnjës. E kuptoni ndryshimin?”.
6.Teksa shërbente si president i Republika Srpska, Karaxhiç krijoi lidhje me kombe të tjerë ortodoksë si Rusia dhe Greqia, madje bëri udhëtime të shpeshta në këto vende.
7.Karaxhiç iu shmang drejtësisë për shumë vjet duke përdorur dokumenta të falsifikuara. Ai jetoi në Beograd për një kohë të gjatë me emrin Dragan Dabiç. Një mjek alternativ në një klinikë private të kryeqytetit serb.