VIDEO-LIVE/Kaos në Maqedoni.Protestuesit hyjnë në Kuvend, rrezik perplasjeje etnike

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/460083337661226/

Pas zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri situata është përkeqësuar brenda sallës së Parlamentit. Mediat raportojnë për gjendje të jashtëzakonshme. Protestuesit kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e konferencave për shtyp ndodhen të bllokuar gazetaret dhe shumica parlamentare. Numri i protestuesve vazhdon të rritet ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit. Përveç sulmit brenda Kuvendit një person ka filluar të godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit. Gazetarja e Alsat-M, Melihate Rustemi, raporton se ajo është tërhequr zvarrë nga një person i cili ka tentuar t’i merr mikrofonin.

Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e konferencave për shtyp për shkaqe sigurie. Qytarët kanë hyrë në sallën konferencave për shtyp duke sulmuar deputetet. Ndërkohë në sallë nuk vërehet prania e asnjë polici. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit dhe nga pamjet që transmetohen në median maqedonase vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur, Talat Xhaferi po tenton të japë një deklaratë për shtyp. Pasditja krijoi një situatë tejet të tensionuar në Kuvend të përcjellë me fishkëllima, të bërtitura, duartrokitje dhe këngë. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin.

Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës. Në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.

“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje proceduriale për të kënduar himnin. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndoj himnin shqiptar”, tha Zeqirja Ibraimi.

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për gazetarët deklaroi se puçistë të vërtetë janë ata funksionarë të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore. Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. “Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejoj uzurpim të institucioneve”. theksoi kryeparlamentari Xhaferi.

Ambasadorët: Të përmbahen të gjitha palët nga dhuna

Ambasadorët e vendeve të huaja kanë dalë në konferencë shtypi për të reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku është zgjedhur Kryetari i ri i Kuvendit, si edhe protestuesit janë futur dhunshëm, duke sulmuar gazetarë dhe deputetë, ndër të cilët edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ambasadorët Charles Garett, Christine Althauser, Wouter Plomp, Mats Staffansson, kanë folur para mediave rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë. Si më i vjetër, ambasadori suedez foli në emër të të gjithë ambasadorëve, si edhe në emër të atij amerikan. “Është e papranueshme dhe apelojmë te të gjithë që të përmbahen nga dhuna dhe retorika që mund ta bëjë situatën më të keqe, është koha për dialog dhe jo për dhunë. Kemi informata se protestues të maskuar kanë sulmuar kuvendarët. Do të rikutoj se është përgjegjësi e policisë së vendit që të bëjë të sigurtë që të mos ndodhin këto akte të dhunshme”, u shpreh Staffansson.

SHKARKO APP