Kapet kokaina me vlerë marramendëse në Portin e Pireut; Policia greke: Ishte fshehur në arkat me banane

Tetëdhjetë pako plastike që përmbanin 91 kilogramë dhe gjashtë gramë kokainë, me vlerë rreth 4,000,000 euro, u kapën brenda një kontejneri me banane të grumbulluara në Pire.

Sipas Rojës Bregdetare, kontejneri u shkarkua nga një anije me flamur Liberian që vinte nga Ekuadori mbrëmjen e së hënës, 13 nëntor, me një ngarkesë të ligjshme me banane.

Gjithashtu u sekuestrua një gjurmues GPS. Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual i Pireut, ndërsa një kampion i sasisë së lëndës narkotike është sekuestruar nga ekipi i Kimisë së Përgjithshme Shtetërore për ekzaminim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?