FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kapet shqiptari në Itali, tentoi të arratisej me “Peugeot” dhe kokainë

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Ankona, i cili mbahej nën vëzhgim prej kohësh, pasi merrej me shitje të lëndëve narkotike.

Sipas medias italiane, “centropagina.it”, shqiptari i arrestuar është një 34-vjeçar me iniciale E.D.

“Pasi u ndalua, policia ka sekuestruar 2,5 kg kokaine, e cila nëse do të shitej në treg, do kapte vlerën e 100 mijë eurove. Shqiptari  ka tentuar t’i largohet policisë me makinën tip “Pegout”, i cili po lëvizte me shpejtësi 150 km/h, por nuk ka mundur t’i largohet ndjekjes së policisë”, raporton “centropagina.it”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas arrestimit, policia italiane ka vijuar kontrollet në banesën ku jetonte shqiptari, ku u gjet dhe u sekuestruan 500 euro dhe disa prova komprometuese. Shqiptari është dërguar në burgun e “Montacuto” deri në pritjen e dhënies së dënimit nga drejtësia e vendit fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?