FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënon Gruevski, thotë se partia e tij mund të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO, nuk do të marrë pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor nëse gjykata kushtetuese vërteton vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

“Para pak çastesh mbajti mbledhje kryesia e VMRO dhe morëm vendim që sonte do e lexoj dhe të dëgjojnë të gjithë ata që sytë i kanë kah Maqedonia”., kështu ka thënë në fjalimin e tij lideri i VMRO Nikolla Gruevski para të pranishmëve në KSHZ.

“KSHZ ka miratuar vendime që luhasin qëndrimin e popullit, puna e saj u bë parodi, kemi informacione edhe të përzierjes së përfaqësuesve të huaj në punën e tyre që të ndikojnë tek disa anëtarë, e disa përfaqësues të pavarur në fakt nuk janë të pavarur”, ka thënë Gruevski, transmeton Zhurnal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruevski ka thënë se bëjnë thirrje që të mos i bëhet presion gjykatës administrative “por në rast se i vërteton vendimet e KSHZ, VMRO nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin”, ka thënë Gruevski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?