”Kosova është zemra e Serbisë”, Federata e Tenisit të Kosovë: Novak Djokovic, po nxit tensione mes dy vendeve

Federata e Tenisit të Kosovës ka reaguar pas gjestit provokativ të tenistit serb Novak Djokovic, i cili në përfundim të ndeshjes në French Open, shkroi në ekranin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”. Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, thotë në një deklaratë zyrtare thotë se mesazhi ”Kosova është zemra e Serbisë” nxit tension mes Serbisë dhe Kosovës, mes të cilave dy ditët e fundit ka pasur goxha tension.

”Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje. Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën.

Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike”, shkruhet në komunikatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?