Kosova kaloi hapin e parë, presidentja Osmani: Më shumë punë për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kosova kaloi me sukses hapin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Osmani shkruan se pas këtij hapi pozitiv, Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?