Kosova në pritje të votimit, delegacioni serb kërkon shtyrjen e pranimit të saj në Këshillin e Evropës

Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka dorëzuar një amendament ku kërkon shtyrjen e pranimit të Kosovës, i cili do të diskutohet nga Asambleja Parlamentare e KiE. Amendamenti nëntë ndryshon tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës.

“Prandaj Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb.

Në tekstin që do të diskutohet me amendamentin 14, propozohet të shkruhet se Kosova duhet të ftohet për anëtarësim “pasi të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se beson se me përpjekjet e Francës, vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet më 16 maj në mbledhjen e Komitetit të Ministrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njërin prej amendamenteve, nën numrin dy, kërkohet fshirja e paragrafit të tretë të rekomandimit, ku thuhet: “Kuvendi njeh progresin që ka bërë Kosova në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe vlerëson progresin e bërë nga qeveria aktuale, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe partneritetin civil për çiftet e të njëjtit seks”, raportoi media serbe Danas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?