”Kosova nën sulm”, Vjosa Osmani për Reuters: Do mbrojmë çdo pëllëmbë me çdo çmim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për Reuters”, thotë se Kosova është nën sulm. “Grupi (i armatosur) thjesht ushtroi synimet dhe motivet e Serbisë si shtet dhe Vuçiçit si udhëheqës”.

Osmani tha edhe se Serbia ka ende pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe po vepron për të përmbushur një model të Krimesë duke krijuar tensione në veri të Kosovës, ku rreth 50,000 serbë vendas ende e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre dhe refuzojnë sundimin nga Prishtina.

”Ajo që unë do t’i thosha presidentit Vuçiç është ndalini ngatërresat me Kosovën. Kosova do ta mbrojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj me çdo çmim. Ata po përpiqen të realizojnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne absolutisht nuk do ta lejojmë të ndodhë… [ne] do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës”,-tha Osmani.

Osmani në Reuters tha se sulme të ngjashme mund të përsëriten edhe në një të ardhme të afërt dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë gjithçka që Serbia të mos përkrahë grupe të tilla. “Jam shumë e shqetësuar se sulme të tilla, qoftë edhe më të mëdha, mund të ndodhin në të ardhmen nëse Serbia nuk dënohet, para së gjithash për këtë akt terrorist agresioni”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës shtoi se bisedimet mes dyve vendeve nuk mund të vazhdojnë si më parë. “Ne kemi qenë viktima të një agresioni të Serbisë dhe të gjithë duhet ta trajtojnë atë si të tillë, edhe në qasjen e tyre ndaj Serbisë tani e tutje”.

SHKARKO APP