FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kotzias: Maqedonia jo në NATO dhe BE me referencën IRJM, duhet marrëveshje e re

Ka përfunduar takimi ndërmjet ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Kotzias ka deklaraur se Greqia mbështet integritetin territorial të fqiut verior dhe se janë kundër çfarëdo lloj sanksioni apo zhvillimi të keq mes të dy shteteve.

Ai theksoi se Maqedonia do ta ketë mbështetjen e Greqisë për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, por duhet të zgjidhet problemi me emrin. Sipas tij, Maqedonia nuk mundet në NATO dhe BE me referencën IRJM, por duhet një marrëveshje e re në OKB që më pastaj të prezantohet në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Dimitrov theksoi se takimi i sotëm në Athinë është një nisje pozitive dhe se Maqedonisë i duhet ndihmë nga Greqia./Telegrafi/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?