FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kotzias nesër në Shkup për emrin e aeroportit të ri, më 30 mars negociatat

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do të vizitojë nesër Shkupin dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të emërtimit të ri të aeroportit. Ndërsa më 30 mars vijojnë negociatat Athinë-Shkup gjatë takimit të dy ministrave të Jashtëm në Vjene në një tryezë bashkëbisedimi me negociatorin Matheë Nimitz, këtë radhë nën kujdesin e OKB-së.

Optimist për arritjen e zgjidhjes shprehet ministri i jashtëm i Maqedonisë Dimitrov, pavarësisht qëndrimeve të kundërta rreth disa pikave të paketës së re të marrëveshjes që Kotzias ka dërguar këto ditë për shqyrtim qeverisë maqedonase.

Ndërkohë që kryeministri Zaev deklaroi se është e rëndësishme të mos publikohet asnjë detaj që do të mund të dëmtonte ecurinë e negociatave para kohe. Maqedonia ka marrë dhe tjetër mesazh këto ditë, pasi Rusia është pozicionuar hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin e djeshëm të zv/ministrit të jashtëm rus me ambasadorin maqedonas në Moskë, Rusia dërgoi mesazhin se “planet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO mund të dëmtojnë marrëdhëniet bilaterale dhe sigurinë periferike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?