FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Sela sërish kërcënohet me jetë

Një kërcënim i ashpër i është bërë kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela. Kjo ka ndodhur vetëm pak orë pas deklarimit të tij dje se përpara ndryshimeve kushtetuese, duhet bërë një marrëveshje përfundimtare në mes maqedonasve dhe shqiptarëve në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’u jepet fund konflikteve të brendshme midis qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Në një postim të grupit të deklaruar si “Luanët Maqedonas”, në mënyrë të hapur shprehet mllefi i tyre ndaj kërkesës së Ziadin Selës, duke deklaruar se gjatë 27 prillit të përgjakshëm, ai ka kaluar shumë lehtë dhe se është dashur “Kire-ja të ja këpus kokën.”

Nga ASH thonë se me këtë deklaratë, përveç që publikisht shprehet mllefi ndaj kërkesës natyrale të kryetarit të Aleancës, Ziadin Selës, publikisht pranohet se Kire Georgievski, i cili u fotografua duke qarë gjatë gjykimit të 27 prillit dhe në të cilën mbrohej se ka ndihmuar Ziadin Selën, e ka kryer pikërisht atë për të cilën edhe është dënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si duket Ziadin Sela vazhdon të jetë target i huliganëve maqedonas, të cilëve nuk u pëlqen deklarimi i Ziadin Selës pro NATO-s dhe EU-së, por me ndryshime kushtetuese në të cilën shqiptarët do të jenë përfundimisht të barabartë me maqedonasit.”, janë komentet dhe kundërpërgjigjet e lexuesve shqiptarë në rrjetet sociale, duke komentuar këto kërcënime. Po ashtu bëhet thirrje që organet e rendit menjëherë të ndërmarrin masa për zbulimin e autorëve të këtij grupi që kërcënon me jetë dhe nxit urrejtje. (INA)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?