Kreu i Lëvizjes Besa: Identiteti tek shqiptarët e Maqedonisë, në pikëpyetje

Ku po shkojnë shqiptarët e Maqedonisë? Cila duhet të ishte mbështetja nga Tirana? Po faktori shqiptar në Maqedoni, që deri më sot nuk po arrihet që shqiptarët të bëhen shtetëformues apo që gjuha shqipe të jetë zyrtare dhe që palët të bashkëqeverisin çafrë roli ka? Këto janë disa nga tezat, që bëri bashkë historianë, pedagogë dhe intelektualë, në konferencën “Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni”, të cilët diskutuan për këto probleme që shqiptarët e Maqedonisë ballafaqohen çdo ditë.

Dua të bëj një krahasim midis referendumit në Maqedoni edhe në Malin e Zi. Në Malin e Zi shqiptarët ishin në rol përcaktuese, ndërsa në rastin e Maqedonisë nuk kemi palë politike të dukshme, por kemi skepticizëm, ku unë përfshij edhe shqiptarët që deri diku me pjesëmarrjen e tyre mund të luajnë një rol të rëndësishëm vendimmarrës.

Ky referendum në Shkencat Politike quhet i parapërcaktuar, për shkak të natyrës së vet referendumit edhe momentit edhe më shumë sesa vlera e votës dhe fletës është thelbi për çfarë votohet, që lidhet me identitetin, integritetin, të ardhmen, si Shqipëri edhe si shqiptar lidhet shumë me vendin fqinjë, me vendin ku Kushtetuta e Shqipërisë parashikon një përgjegjësi të shtetit shqiptar edhe me pozitën e shqiptarëve atje. Prandaj për ne është e rëndësishme që ky referendum të rezultojë pozitivë dhe Maqedonia të jetë pjesë e NATO-së me perspektivë për BE-në, shprehet Afrim Krasniqi, analist.

Politika e degjeneruar shumë çështjen shqiptare në Maqedoni, përfaqësimi është i munguar shumë dhe vetëm simbolika e Besës mund të kthejë shpresën e qytetarëve shqiptarë, që të jenë më aktiv në pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje edhe politikbërjen e shtetit. Ashtu si Kosova po ballafaqohet me sfidën e të drejtës  së pakontestueshme për vetëvendosje ashtu edhe shqiptarët e Maqedonisë po ballafaqohen me një krizë të zhbërjes së tyre si të tillë, si shqiptarë. Pra identiteti kombëtar po vendoset në pikëpyetje tek shqiptarët e Maqedonisë, thotë Paskal Milo.

Ndërkohë Bilal Kasami, kryetar i levizjes Besa, Maqedoni thotë: Shqiptarët në Maqedoni nuk po arrijnë dot që të gjejnë vetëm edhe politikat konjukturale sllavo-maqedonase kërkojnë që t’i përdorin, si pjesë e pushtetit, por pa pasur pushtet real. Organizatori i këtij aktiviteti Arsim Sinani shprehet se:

Ne dëshirojmë që tani që është në qendër tema e referendumit të flitet për identitetin shqiptarë, edhe Maqedoninë ta shkëpusim nga influenca ruse. Pas referendumit është një moment i mirë i ndryshimeve kushtetuese, që hapet mundësi e mirë që shqiptarët të jenë të barabartë me të gjitha rregullat.

 

SHKARKO APP