Kriza në Kosovë, Mema: SHBA i ka bërë llogaritë gabim

Kriza në veri të Kosovës dhe krisja e SHBA-BE me kryeministrin Albin Kurti tregon që dialogu ka dështuar. Për profesor Medlir Memën SHBA kërkon stabilitet në rajon për shkak edhe të ndikimit rus e kinez, por sipas tij i ka bërë llogaritë gabim.

“SHBA ka një interes në Ballkan që është stabiliteti në rajon sidomos në kontekstin e ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës. Llogaritë e SHBA janë të gabuara dhe këtu bashkohem me të dy analistët aty. Serbia nuk do të tërhiqet nga Rusia. SHBA ka bërë bast duke i bërë oferta ekonomike duke e distancuar për t’i prishur mendjen Serbisë në lidhje me Rusinë. Kjo nuk ka ndodhur e nuk do të ndodhë asnjëherë.

Ajo që është se kemi lobim të fortë serb me interesa ekonomike të veçanta, por gjeneza dhe keqmenaxhimi i kësaj krize diplomatike është se është diplomaci diletante, ku dora e majtë nuk e di ç’bën dora e djathtë ne kemi bërë një letër që kritikojmë këtë çështje. Escobar ka luajtur policin e keq. Ishte një politikë e vrazhdë dhe një qasje jo konstruktive dhe gishti nuk duhet drejtuar vetëm qeverisë së Kosovës. Kemi 5 thirrje për tu aktivizuar në alarm të jesh ushtrinë serbe në kufi dhe të mos shprehesh fare nuk bëjmë nder asnjëri nëse i drejtojmë gishtin vetëm qeverisë së Kosovës. Kurti nuk ka bërë asgjë të paligjshme”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP