FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroacia me rregulla të reja, 600 euro gjobë për veshje të papërshtatshme në rrugë

Në hyrje të Hvar të Kroacisë, këtë fundjavë është shfaqur një shenjë paralajmërimi për të gjithë pushuesit që kanë veshje të papërshtashme.

Nëse ju jeni duke ecur në rrugët e qytetit me një kostum banje, do të paguani deri në 600 euro dënim. Nëse gratë janë me rroba banjo vetëm në pjesën e lartë dhe meshkujt gjysmë të zhveshur atëherë ju do të paguani 500 euro, dhe kushdo që shihet nëpër rrugë me një shishe në dorë dhe i shtrirë i dehur në rrugë, dënimi është 700 euro shkruan indeksonline.

Kryetari i Hvar, Ricardo Novak ka marrë këtë vendim për shkak se janë turistët britanikë ata të cilët shquhen për dehje dhe lakuriqësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata ende të dehur nëpër qytet, urinojnë në çdo cep, ecin pa një këmishë, duke fjetur në zonat urbane e shumë gjëra të tjera”, ka thënë Novak në një intervistë për Slobodna Dalmacija.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo gjë ka kufijtë e saj. Turistët e rinj janë të mirëpritur, por do të duhej të dinë si të sillen. Nuk e duam turizmin dhe fitimet e shtetit me çdo çmim ”, ka shtuar më tej ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?