Kroacia vendos pengesa për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por përballë tij qëndron një pengesë e re – kundërshtimet e Kroacisë.

Zagrebi ka bllokuar avancimin e negociatave për Kapitullin 31, që lidhet me politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, duke kërkuar zgjidhjen e disa çështjeve dypalëshe mes dy vendeve.

Kroacia kërkon hapa për çështje të mbetura pezull, përfshirë trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, personave të zhdukur, kufirin detar dhe çështje të trashëgimisë së luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht kësaj, Podgorica vijon negociatat me Brukselin dhe mbetet në krye të vendeve kandidate për anëtarësim në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?