Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur do të ketë Maqedonia qeveri?

Rajoni E mërkurë, 12 Maj 2021 11:59
Kur do të ketë Maqedonia qeveri?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas dy ditёsh skadon afati pёr krijimin e qeverisё nё Maqedoni nga partia fituese VMRO. Ndёrkohё opozita e pret skadimin e mandatit duke shpresuar qё ajo tё mandatohet me krijimin e qevrisё si partia e dytё.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dy ditë para se të skadojë afati i mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë, ka intensifikuar takimet me kryesinë e ngushtë të partisë, ku duhet të merret vendim se a do të hyjë kjo parti në qeverinë e re. Jozyrtarisht mësohet se jo të gjithë anëtarët e kryesisë mbështesin hyrjen në qeveri me VMRO-DPMNE-në. Kryetari i komunës së Kërçovës nga rradhët e BDI-së Fatmir Dehari, gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, ka thënë se do të preferonte që kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski të mos ishte partner, por kundërshtar sepse sipas tij, retorika e Gruevskit nxit motive nacionaliste. Sipas Deharit partitë politike që negociojnë për formimin e qeverisë nuk duhet të kenë primare interesat personale ose të grupacioneve politike por interesat e përgjithshme të qytetarëve.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 19 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

“Me rëndësi është bashkëpunimi i të gjithëve, nëse u qasemi problemeve nga këndvështrimi i qytetarit, atëherë kjo do të na motivojë të gjithëve për të bashkëpunuar që qytetarët tanë t’i shohim në një jetë më të mirë. Për mendimin tim, për këtë shtet,është më se e nevojshme funksionimi i një organi hetues të pavarur dhe organeve gjyqësore të pavarura”, thotë Fatmir Dehari.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar përsëriti qëndrimin e ndërkombëtarëve se vendit i duhet një qeveri që do të angazhohej në zbatimin e reformave urgjente. “E rëndësishme është që të fitojmë një qeveri që do të angazhohet seriozisht, sinqerisht dhe tërësisht në zbatimin e reformave urgjente prioritare e që janë të përmendura në raportin e KE-së. Ne besojmë se axhenda evropiane mund të bashkojë të gjitha partitë, jo patjetër Qeverinë, por të gjitha partitë që ta mbështesin atë, të mbështesin reformat kur të arrijnë në parlament”,ka thënë ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Mazedonien Demokratische Union für Integration - Ali Ahmeti (DW/P. Stojanovski)

LSDM në pritje të mandatit

LSDM opozitare pret që mandatarit Gruevski t’i skadojë afati për formimin e qeverisë dhe mandati t’i dorëzohet partisë së dytë fituese. Sipas nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevskit, deklarata e përbashkët e partive shqiptare është pjesërisht kompatibile me platformën e LSDM-së dhe pjesërisht jo, por për këtë do të deklarohen pasi të marrin mandatin.

“Ne e presim mandatin për formimin e qeverisë. Me të vërtetë vlerësojmë se në Maqedoni është koha për zbatimin e një koncepti të ri për jetë më të mirë të qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë platformë të tri partive shqiptare, edhe ne kemi platformën tonë, të cilën do ta prezantojmë para opinionit. Deklarata e partive shqiptare është kompatibile në një pjesë dhe në një pjesë jo”, ka deklaruar nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançeski.

VMRO-DPMNE, përmes një kumtese më shkrim, ka njoftuar opinionin se sa e dëmshme është LSDM-ja kur është në pushtet. “Gjithmonë kur LSDM do ta rrëmbejë pushtetin ose ndonjë funksion, ajo do të thotë shkatërrim të institucioneve dhe destruksion të shtetit. Kontrabanda, korrupsioni dhe pasurimi i oligarkëve të LSDM-së, është karakteristik e LSDM-së kur ajo është në pushtet, për këtë është dëshmitar çdo qytetar i Maqedonisë, këtë tani e ka në pah edhe opinioni ndërkombëtar”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Hyrja e partisë shqiptare në qeveri me kushte

Kryetari i Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami, ka thënë se kjo parti në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga kriza politike dhe kthimin në agjendën e integrimeve euroatlantike, ndërsa Platforma “Ridefinimi” për këtë është një zgjidhje ideale politike.

Nga LR-PDSH rikujtojnë BDI-në se pjesëmarrja “pa kushte” në qeveri është praktikë e dëmshme dhe i takon të kaluarës politike jo të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë. “I rekomandojmë BDI-së të ketë parasysh interesat kolektive të shqiptarëve duke mos lëvizur aspak prej kushteve, të cilat u dakorduan në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare. Nuk mund të ketë perspektivë euroatlantike vendi pa vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Publike Speciale pa barazinë e plotë dhe frymimin binacional të shtetit, pa sundimin e së drejtës, pa implementimin e raportit të Pribesë, pa zbardhjen e rasteve të montuara politike dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që inskenuan ato”, thuhet në komunikatën e partisë.

Mazedonien Ministerpräsident Nikola Gruevski (DW/P. Stojanovski)

Ç’ndodh nëse dështon formimi i qeverisë?

Ekspertët vlerësojnë se nëse mandatari Gruevski dështon të formojë qeverinë, presidenti Gjorge Ivanov obligohet që mandatin për Qeverina t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Profesori universitar Temellko Risteski thotë se një gjë e tillë rregullohet me Kushtetutë. “Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votuan për ndryshime dhe ata janë kundër dhënies së mandatit për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionit të saj. Nëse Gruevski nuk arrin të formoj Qeveri, atëherë qeverinë duhet ta formojë lideri i opozitës Zoran Zaev”, është shprehur Risteski.

Analisti politik Milaim Fetai thotë se përgjegjësia më e madhe bie mbi BDI-në, sepse kjo është faktor kyç për formimin e qeverisë, ose shkurt thënë për fatin e Maqedonisë.
“Situata afrohet afër finalizimit të pjesës së parë asaj që shumë pritet se çfarë do të ndodhë më 29 janar, atëher kur skadon afati ligjor për përcaktimin e qeverisë së re ose kthimi i mandatit të kryetari i shtetit. Mendoj se përgjegjësia e hatashme e paparë deri më tani është në BDI-në e Ali Ahmetit. Elementi pozitiv që na jep shpresë është se ne shqiptarët jemi faktorë për qeverinë e ardhshme”, thotë Fetai. Sipas tij faktori ndërkombëtar nuk interesohet aq shumë gjatë negociatave për formimin e qeverisë si për arritjen e marrëveshjeve në Përzhino. Gruevskit i mbeten edhe dy ditë deri në formimin e shumicës. Në rast të dështimit të formimit të Qeverisë, fjalën më pas e ka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov për të emëruar mandatarin tjetër.-DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.