Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur Ministria e Jashtme u ngrit si kamping në Durrës në 1914! Zyrat e çuditshme me çadra

Rajoni E premte, 20 Gusht 2021 04:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur u shpall kryeqytet, Tirana u përball me një kërkesë të madhe (por edhe problematikë) për strehimin. Qyteti kishte mangësi në godina për ambiente pune e strehimi për administratën.

Me një problematikë të tillë ishin përballur edhe më herët Vlora në 1912 dhe Durrësi në 1914.

E mungesa e godinave do të bënte që të kërkoheshin alternativa të ndryshme për zgjidhjen e problematikës. Një nga zgjidhjet që do të shkaktonte jo pak diskutime, kritika e do të bëhej edhe objekt humori, do të ishte ajo e ndërmarrë nga Eqerem Bej Vlora në Durrës në vitin 1914. Në atë kohë, Vlora ishte funksionar në ministrinë e Jashtme, në qeverinë e Princ Vidit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministria e Jashtme një kompleks me çadra

Në kujtimet e tij, Vlora shkruan se për të gjetur ambientet e ministrisë së Jashtme, shkoi të bisedojë me kryeministrin Turhan Pasha. Kërkesa ishte për 3-4 dhoma që do të shërbenin si zyra për ministrinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Por ç’të shihja? Ai nuk dinte të thoshte as se ku do të ishte zyra e kryeministrit. Atëhere nuk i rashë më në qafë; kërkova disa ditë leje , shkova në Vlorë, mora me vete gjithë kompleksin tim të çadrave dhe erdha e vendosa në një shesh të bukur me pamje të gjerë në kodrën prapa shtëpisë së Esat pashës: tri çadra të mëdha për fjetje, secila me paradhomë, dhomë gjumi, banjo dhe sallon, pastaj tri çadra të mëdha pritjeje dhe ngrënieje, çadra për kuzhinë, për depo dhe për personelin shërbyes, shkurt një kompleks prej 14 çadrash të pajisura me të gjitha komoditetet e mundshme, gjer edhe me një central ndriçimi të vetin me acetilen.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Lajmi i ministrisë sime me çadra shkaktoi fillimisht në Durrës një valë kritikash plot humor, por më vonë, pas vizitave të të para të punës të diplomatëve të huaj, filloi të qarkullojë mendimi se kjo ishte një zgjidhje logjike dhe tepër praktike e vështirësive të strehimit” shkruan Vlora në kujtimet e tij.

Por sërish, “zyrat” e ministrisë së Jashtme do të përballeshin më një problem, që ridhte më shumë nga zakonet; fluksi i vizitave orar pa orar.

“Princi, princesha dhe krejt oborri filluan të na vizitojnë e të pijnë çaj te ne; pastaj nga dita në ditë filloi një valë e tillë vizitash derisa unë urdhërova të varej një tabelë në hyrje të kompleksit. “Gjatë orarit zyrtar 10 deri në 13 dhe 15 deri në 17 ndalohen rreptësisht vizitat private!”.

Doemos që kjo shkaktoi një dallgë të re kritikash nga ana e inteligjencies, ndaj izolacionizmit tim aristokratik. E kush mund t’i kënaqte këto larva të rishfaqura në një mjedis të ri, tashmë demokratik? Të dëbuara nga këneta e madhe e Perandorisë Osmane, ato lëvrinin tani në pellgaçen shqiptare dhe duhej bërë kujdes në çdo hap që të mos shkelje mbi to” vijon në kujtimet e tij Vlora.

Godinat e tjera të ministrive

Edhe ministritë e tjera do të përballeshin me të njëjtën problematikë, atë të mungesës së ambienteve për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Ndërsa evidenton faktin se Durrësi, nga një qendër e vogël, u kthye “brenda natës” në një qendër më popullsi të trefishuar duke sjellë me vete të gjithë problemet e mangësitë  një zhvillimi të panatyrshëm.

“Institucionet e reja qeveritare, të quajtura me emrin bombastik ministri, ishin vendosur në ca shtëpi të vjetra dhe funksiononin (nëse kjo ndodhte) edhe më keq se në kohën e qeverisë së përkohshme në Vlorë.

I gjori kryeministër ishte, në të vërtetë, zyrtari i lartë i shërbyer më keq. Esat Pasha, që detyrat e tij zyrtare si ministër i Brendshëm dhe i Luftës i kryente, sipas zakonit të vjetër të bejlerëve, në dhomën e gjumit apo në atë të ngrënies, përplasej në çdo hap me kryeministrin, me shefin e tij të kabinetit, Nuri Bej Vila-Frashëri dhe me mua zëvëndëssekretarin e tij të përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme.

Esati kishte një grup të madh bashkëpunëtorësh të aftë. Shtëpia e tij ishte si të thuash, e vogël dhe e thjeshtë. Vizitorë, “urimtarë” dhe “fallxhorë” hynin e dilnin nga dera e saj, duke kërkuar secili nderimin e duhur nga ana e zotit të shtëpisë, pavarësisht nëse ai kishte apo nuk kishte kohë, pavarësisht nëse vizitori kishte ardhur në kohë të përshtatshme apo të papërshtatshme. Për këtë arsye nuk mund të parashikohej edhe se ku do të shtrohej në tryezë, Esati e mbante “sofrën të shtruar!”.

Kushdo që ndodhej aty (dhe ishte dikush) ftohej pa një pa dy, të ulej në bukë. Nëse gjatë ngrënies vinte ndonjë telegram, ndonjë lajmëtar apo ndonjë personalitet për këtë apo për atë pasha të pranishëm, ai ngrihej, mbaronte punë dhe pastaj kthehej e zinte vend përsëri në sofër” shkruan në kujtimet e tij Vlora.

Pallati Mbretëror

Ndryshe nga sa ndodhte me “ministritë”, Pallati ku qendronte Princ Vidi ishte në një situatë tjetër, por që gjithsesi ishte larg kushteve që të mund të konsiderohej një pallat mbretëror i mirëfilltë. Për këtë qëllim do të përdorej një godinë e hershme, e restauruar për të pritur Princ Vidin, e që ishte përdorur gjatë periudhës së Perandorisë Osmane si zyrë e prefektit

“Konaku” i Durrësit që do të ishte edhe emër më i saktë për të, ishte godina e modernizuar e ish prefektit (mytesarifit) turk të Durrësit, një ndërtesë guri e ngritur mbi muret e vjetra rrethuese të kohës bizantine e turke, me një gjatësi ballore rreth 50 metra dhe me një oborr të po atyre përmasave prapa saj.

Të 35 dhomat e tri kateve dilnin të gjithë në një korridor të gjerë katror. Megjithëse mobilimi i brendshëm dhe pamja e jashtme ishin të thjeshta, për kushtet shqiptare, ato ishin sidoqoftë, mjaft dinjitoze.  

Të gjitha pajisjet si dhe personeli shërbyes kishin ardhur nga Gjermania dhe gjithçka funksiononte nën drejtimin e majorit fon Trota, i cili me një stil karakteristik ushtari mbante fort në dorë rrjedhën e brendshme të jetës në pallat” shkruan Vlora në kujtimet e tij të përkthyera nga Afrim Koçi e të botuara nga IDK.

Vidi ishte Princ i Shqipërisë për një periudhë 6 mujore, nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914. Në qeverinë e krijuar, posti i ministrit të Jashtëm do të mbahej nga kryeministri Turhan Pashë Përmeti, ish-ambasador i Perandorisë Osmane në San Petersburg. Më pas, (maj 1914) në këtë detyrë do të vendosej Prenk Bibë Doda për t’u zëvëndësuar në korrik të po atij viti nga Mehmed Konica.

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 33 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 53 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.