Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel, opozita e Kosovës: Qëllimi final i dialogut, njohja reciproke

Rajoni E shtunë, 22 Qershor 2024 15:46
Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel, opozita e Kosovës: Qëllimi final i dialogut, njohja reciproke
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në prag të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, partitë opozitare kërkojnë nga Kurti që qëllim final i dialogut të jetë njohja reciproke. Sipas tyre, kreu qeveritar nuk duhet të devijojë përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm të jetë fokus normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, thotë për KosovaPress, se qasja e qeverisë në dialog duhet të jetë e mirë koordinuar me aleatët e Kosovës.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 20 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

“Nëse qasja e qeverisë do të ishte e mirë koordinuar. Nëse partneriteti i qeverisë lidhur me procesin e dialogut dhe partnerët do të kishte një koordinim më të mirë absolutisht nuk do të duhej fare as që të diskutohet një marrëveshje finale pa njohje në qendër. Ky nuk ka qenë as synim, por kjo pastaj është devijim i përpjekës sonë disa vjeçare për të mbyllur një herë e mirë raportin me Serbinë. Një marrëveshje finale, apo siç e thatë normalizimi i marrëdhënieve është një proces që po ndodh që një kohë të gjatë”, tha Deliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kritika për devijim të procesit të dialogut janë shprehur edhe nga deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë për KosovaPress, se në Qeverinë Kurti nuk flitet më për njohje reciproke por vetëm për zbatim të marrëveshjes së Brukselit e cila sipas saj primare ka autonominë për serbët në Kosovë.

“Ka qenë pikërisht kryeministri Kurti që e ka sjell dialogun deri këtu, ku nuk flitet për njohjen reciproke. Munden këta me fol në vete, por sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ju e keni pa se të gjitha marrëveshjet çka ka qenë kanë janë për normalizimin e raporteve dhe jo njohje reciproke”, shton Krasniqi.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se kryeministri Kurti duhet të insistojë që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, pavarësisht marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Gjithmonë kemi thënë se luftën e kemi bërë dhe përfunduar me aleatë. Shtet ndërtimin e Kosovës e kemi bërë me aleatë, mirëpo këto veprime të pakoordinuara të kësaj qeverie kanë bërë që të humbin aleatët, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do t’i shkaktojë dëme Kosovës, andaj ne kemi përsëritur se duhet ruajtur aleancat që i kemi ndërtuar. Duhet të insistohet dhe duhet të kërkohet (Njohja e reciproke). Ne kërkojmë që dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke”, thotë deputetja opozitare.

Takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel më 26 qershor e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre në këtë takim do të flitet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin Ohrit. Ky është takimi i parë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që ndodhi në shtator të vitit 2023.

Etiketat e lidhura

Kurtivucic
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 5 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 9 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 6 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.