Kurti nuk shtyn afatin për targat, ambasadori amerikan në Serbi: Jemi të zhgënjyer

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill shprehu zhgënjimin për vendimin e kryeministrit të Kosovës për të mos dëgjuar thirrjet e vendeve partnere për të zgjatur më tej afatin për çështjen e targave.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të vazhdojë periudhën e zbatimit të ri-regjistrimit të automjeteve. Jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të pranuar kërkesat dhe këshillat e partnerëve të saj më të afërt ndërkombëtarë për këtë çështje”, tha Hill.

Po ashtu ai thotë edhe se SHBA-ja mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit nën mbikëqyrjen e Brukselit. Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur ditët e fundit se Kosova i ka dëgjuar sugjerimet e aleatëve ndërkombëtar lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, por shtoi se vendi i tij është për respektimin e rendit dhe ligjit.

SHKARKO APP