Kurti refuzoi takimin me Ramën, kreu i Komunës së Pejës: I ka bërë llogaritë gabim

Kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri nuk e mbështet vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili refuzoi të takohet me kryeministrin Rama nesër në Prishtinë.

“Nuk është e mirë për një kryeministër të Kosovës për të mos pritur një kryeministër shqiptar dhe për të mos bashkërenduar veprimet, që duhet t’i marrim bashkërisht si dy shtete.

LDK është për të krijuar një front të përbashkët me shoqërinë civile për mbrojtjen e shtetit, sepse po shihet se nga veprimet e fundit shteti është vendosur në sanksione dhe po shkojmë drejt rrezikimit të sigurisë dhe të ardhmes tonë”, tha ai.

SHKARKO APP