Kush qëndron pas sulmeve në Kosovë? Rusia: Mbështesim Serbinë, por nuk jemi ne
Aktualitet Rajoni E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 15:42
Kush qëndron pas sulmeve në Veriun e Kosovës? Rusia thotë se mbështet Serbinë në hapat e saj lidhur me atë që po ndodh në Kosovë, por mohoi të jetë pas tensioneve në veri të vendit, në përpjekje për të shkaktuar kaos në të gjithë Ballkanin.
Prej disa javësh tashmë serbët kanë ngritur barrikada në veri, më e fundit mbrëmjen e së martës, duke bllokuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mjeteve, si dhe duke u vetizoluar.
KOHA JONË SONDAZH

